Luan Krasniqi uron Filip Hrgovicin për fitoren: Një kampion i denjë

Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi ka uruar Filip Hrgovic për fitoren e tij ndaj Moses Itaumas në Londër.

Krasniqi vlerësoi lartë paraqitjen e Hrgovicit duke thënë se tregoi se edhe në sportet e vështira luftarake mund të ruhet respekti e drejtësia, shkruan Zeri.info.

“Urime, Filip Hrgovic!

Një kampion i denjë dhe kampioni i parë kroat i botës në divizionin e peshës së rëndë!

Respekt për performancën tuaj, rrugën tuaj dhe mbi të gjitha për karakterin tuaj.

Kampionët nuk lindin vetëm në ring – ata e tregojnë veten edhe përmes humanitetit të tyre”, shkroi Krasniqi. /Zëri