Ish-presidenti Fatmir Sejdiu: Medreseja “Alauddin”, mbështetëse e fuqishme e proceseve të lirisë të Kosovës

Pretendimet e përfshira në dokumentin e cilësuar “Top Sekret 2” për një strategji të supozuar të ndërtimit dhe zgjerimit të xhamive në Kosovë ngrenë pikëpyetje, sidomos kur vendosen përballë historisë së luftës së fundit.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu pati shpallur hapur mbështetjen e tij për medresen “Alauddin” në një fjalë të mbajtur vite më parë.

Ai ka thënë se nga kjo shkollë kanë dalë shumë kuadro që kanë shërbyer në shumë sfera vendit.