Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë sot ditën e 89-të të protestës kundër investimit në Zvërnec.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e radhës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër” politike, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit turistik në Zvërnec, ndërsa gjatë ditëve të vijimit kërkesat e protestuesve janë zgjeruar në çështje politike dhe institucionale.

Pas fjalimeve te rastit, protestuesit zhvilluan tubimin e përnatshwm në rrugët e Tiranës./rtsh