E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat pritet të jenë më të theksuara në zonat malore.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.