Kjo është gjendja shëndetësore e burrit nga Malisheva, që dyshohet se vrau gruan e tij
Egzon Bytyqi është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, ku ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Kërvasëri në komunën e Malishevës.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë për “Zërin” se gjendja e Egzonit vazhdon të mbetet e njëjtë, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga stafi shëndetësor i Qendrës Emergjente.
“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë. Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla për Zeri.info.