Drejtori i Policisë në Gjakovë për vdekjen e Kryeziut: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona
Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu.
Përmes një postimi në Facebook, Graishta ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Kryeziut, duke e përshkruar atë si zyrtar të devotshëm, koleg, mik dhe shok shembullor.
“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne. Ishe shkurt në këtë botë, por do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona”, ka shkruar Graishta.