Dhuna ndaj të miturës në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara
Një 12-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 18-vjeçare në Mitrovicë të Jugut.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën.
Sipas policisë, arrestimi është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, ku e dyshuara shihet duke e sulmuar dhe rrahur viktimën e mitur.
Pas sulmit, 12-vjeçarja ka kërkuar tretman mjekësor.
"Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë", thuhet në postim