Babë e bir rrahen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Babë e bir rrahen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Kronika August 23, 2026 - 09:47

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë babë e bir.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.