Raportohet e zhdukur një grua në Malishevë, policia nis hetimet
Një grua kosovare është raportuar e zhdukur në Malishevë, pasi është larguar nga vendbanimi dhe nuk është kthyer më.
Sipas Policisë së Kosovës, më 22 gusht ankuesi ka raportuar se gruaja me të cilën bashkëjetonte ishte larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është raportuar si person i zhdukur dhe aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet.