Hetohet vdekja e një burri në Gjakovë
Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e tij në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë Policia.