Arrestohet shtetasi i Jordanisë në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi dokomente të falsifikuara

Një shtetas i Jordanisë është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka prezantuar një patentë shoferi ndërkombëtar të falsifikuar si dokument identifikues.

Rasti ka ndodhur më 21 gusht, rreth orës 15:00, në zonën e arritjeve të aeroportit, transmeton Zeri.info.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte deklaruar se i kishte humbur pasaportën jordaneze dhe, për identifikim, kishte prezantuar një patentë shoferi ndërkombëtar me të dhënat e tij.

Gjatë verifikimit, zyrtarët kanë dyshuar se dokumenti i prezantuar ishte i falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është konfiskuar, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./Zëri