Arrestohet një person në Vushtrri, tentoi të hyjë me forcë në banesën e gruas me të cilën ishte në proces të divorcit
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e gruas së tij, me të cilën është në proces të ndarjes.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës 23:50. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se me forcë ka tentuar të hyjë në banesën e viktimës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri