Prangoset 49-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se A.D 49 vjeç është arrestuar pas ndalimit të një veture nga njësia e trafikut të enjten.
“Pas verifikimit, është konstatuar se shoferi i veturës, A.D. 49 vjeç, kishte urdhërarrest aktiv, për veprën penale “Mashtrimi” i cili është shoqëruar në stacionin policor në Shtime.Pas kompletimit të dokumentacionit dhe procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim”, thuhet në njoftim. /Zëri