I kërkuari nga INTERPOL-i për rrëmbim fëmije ekstradohet nga Kosova në Spanjë

Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova drejt Spanjës një shtetas të huaj, i cili kërkohej ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it për veprën penale “Rrëmbim i fëmijës”.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore të Spanjës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, personi është dorëzuar tek autoritetet spanjolle.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Spanjës.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Zëri