Haxhiu në Itali, për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që presidenti i Italisë Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë në vitin 2030. /Zëri