Gjendet pa shenja jete një grua në Ranillug
Të mërkurën është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje në Korminjan të Poshtëm të Ranillugës.
Policia njofton se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri