Pas Ujmanit, edhe në Radoniq po rrënohen ndërtimet pa leje

Inspektorati Mjedisor ka filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, po përcjell nga afër punën e Inspektoratit Mjedisor, i cili ka nisur aksionin për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronën publike në zonën e liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Sipas saj, ky aksion ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë anë e mbanë Kosovës dhe lirimin e pronës publike nga uzurpimet e paligjshme.

Ministrja Pacolli tha se aksioni për rrënimin e objekteve pa leje në prona publike ka filluar në veri, sot po zhvillohet në Gjakovë dhe do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Kosovës. /rtk