BQK-ja paralajmëron qytetarët për mashtrimet online: Kujdes nga SMS-të mashtruese
Foto: Laura Hasani

BQK-ja paralajmëron qytetarët për mashtrimet online: Kujdes nga SMS-të mashtruese

Ekonomia August 19, 2026 - 15:30

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve dhe ftesave të dyshimta që qarkullojnë përmes aplikacioneve të komunikimit, e që premtojnë përfitime nga investime të ndryshme.

Sipas BQK-së, qytetarëve po u dërgohen mesazhe nga numra ndërkombëtarë, përmes të cilave ftohen të bëhen pjesë e grupeve të investimeve duke klikuar në lidhje të jashtme. Në këto mesazhe pretendohet se ofrohen mundësi të favorshme për përfitime në treg, ndërsa në disa raste aplikacioni i komunikimit mund të shfaqë edhe paralajmërim se përmbajtja mund të jetë keqdashëse.

BQK-ja thekson se qytetarët nuk duhet të klikojnë në lidhje të panjohura, të japin të dhëna personale apo financiare dhe as të kryejnë pagesa në bazë të këtyre ftesave.