11 vatra zjarri aktive në Shqipëri, angazhohen helikopterë e avionë për shuarjen e flakëve
Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret që kanë përfshirë disa rajone.
Aktualisht, 21 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin, derisa 11 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe tre janë nën monitorim.
Sipas autoriteteve shqiptare, operacionet për shuarjen e flakëve janë duke vazhduar në disa zona, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, vullnetarëve dhe strukturave vendore.
“Në terren janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë vendosur 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se nuk raportohet rrezik për banorët, por në disa zona situata paraqitet më problematike.