Superliga vazhdon sot me dy superndeshje

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot pasdite me dy ndeshjet e fundit të javës së parë.

Prishtina-Ballkani, duel që luhet në ‘Fadil Vokrri’, është padyshim kryendeshja e kësaj fundjavë.

Krahas derbit Prishtina-Ballkani, do të luhet edhe dueli mes Dritës dhe Llapit, një tjetër ndeshje interesante në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit tonë.

Sot takohen:

16:30 – Drita – Llapi

Stadiumi me bari sintetik, Gjilan

19:00 – Prishtina – Ballkani

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.