Manchester United interesohet për transferimin e yllit të Bayern Munichut

Klubi anglez, Manchester United e ka vendosur Kim Min-jaen në listën e lojtarëve që po monitoron për përforcimin e mbrojtjes.

Sipas gazetarit Christian Falk, Djajtë e Kuq vazhdojnë të ndjekë situatën e mbrojtësit te Bayern Munich, pasi janë të interesuar për transferimin e tij.

Megjithatë, dëshira e lojtarit është e qartë: Kim dëshiron të qëndrojë te Bayern dhe të luftojë për rikthimin në formacionin titullar, pavarësisht konkurrencës në qendër të mbrojtjes.

Edhe Bayern nuk po kërkon me çdo kusht shitjen e tij. Klubi gjerman e konsideron koreano-jugorin një alternativë të rëndësishme për skuadrën dhe është i gatshëm ta mbajë në ekip.

Manchester United, ndërkohë, do të vazhdojë ta monitorojë situatën, por për momentin një transferim në Old Trafford duket i vështirë.

Çmimi aktual i mbrojtësit 29-vjeçar në faqen e specializuar Transfermarkt është 20 milionë euro. /telegrafi