Rodri, merkatoja dhe finalja - Maresca sqaron gjithçka
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka konfirmuar se njëri prej lojtarëve kryesorë të skuadrës është i gatshëm të rikthehet në stërvitje, pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë në fund të korrikut.
I pyetur për raportimet se Chelsea ka vendosur të premten si afat për pranimin e ofertave për mesfushorin argjentinas Enzo Fernández dhe nëse kjo mund të nënkuptojë një lëvizje të Cityt në merkato brenda 24 orëve të ardhshme, Maresca u shpreh se klubi nuk do të bëjë asnjë transferim të ri të premten.
Në lidhje me të ardhmen e Rodrit, emri i të cilit ka dominuar lajmet e merkatos, Maresca theksoi se vëmendja e tij aktualisht është te finalja e së dielës dhe jo te transferimet.
“Patjetër që ka gjëra që duhet t’i bëjmë. Për momentin nuk e di se sa. Mund të jetë një, mund të jenë dy lojtarë. Varet edhe nëse lojtarët do të largohen”, deklaroi Maresca.
“48 orë para një finaleje, e para për mua në këtë klub, fokusi im nuk është te lojtarët që largohen apo vijnë. Është vetëm se si të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen dhe të përpiqemi ta fitojmë finalen”, shtoi italiani.
Maresca gjithashtu hodhi poshtë idenë se Community Shield duhet të konsiderohet thjesht si një miqësore. Sipas tij, trofeu është objektiv i rëndësishëm për Manchester Cityn.
“Për mua personalisht është një trofe. Kur trofeu është aty dhe ke një finale, gjithmonë përpiqesh ta fitosh ndeshjen. Nuk është aspak miqësore. Është një trofe që do të bëjmë maksimumin për ta fituar dhe për të marrë trofeun e parë”, u shpreh ai.
Kjo do të jetë mundësia e parë për Marescan që të fitojë një trofe si trajner i Manchester Cityt, pas marrjes së drejtimit të skuadrës pas largimit të Pep Guardiolës në fund të sezonit të kaluar.