Feronikeli ’74 - Gjilani hap sezonin e ri
Pritjes i erdhi fundi. Emocionet e elitës së futbollit kosovar rikthehen sot me ndeshjen e parë të këtij sezoni mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, ndeshje që do të luhet në "Rexhep Rexhepi" të Drenasit, sfidë kjo që pritet të sjellë një duel interesant.
Sezoni i ri pritet të sjellë rivalitet të madh në Superligën e Kosovës, ndërsa ekipet do të kërkojnë ta nisin kampionatin me rezultate pozitive.
Xhiroja e parë vjen me derbin e madh mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën në mbrëmje në "Fadil Vokrri".
Ndërsa të shtunën do të zhvillohen dy takime të tjera, ku do të ballafaqohen Drenica-Dukagjini dhe Vushtrria-Malisheva.
Xhiroja e parë do të mbyllet të dielën pasdite, ku krahas derbit Prishtina-Ballkani, do të luhet edhe dueli mes Dritës dhe Llapit, një tjetër ndeshje interesante në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit tonë.
Orari i xhiros së parë
E premte, 14 gusht 2026
16:30 – Feronikeli ’74 – Gjilani
Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
E shtunë, 15 gusht 2026
16:30 – Drenica – Dukagjini
Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj
16:30 – Vushtrria – Malisheva
Stadiumi me bar sintetik, Hajvali – Kampi i FFK-së
E diel, 16 gusht 2026
16:30 – Drita – Llapi
Stadiumi me bar sintetik, Gjilan
19:00 – Prishtina – Ballkani
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.