Treni del nga shinat në Angli, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë stacionit Lewes, në East Sussex të Anglisë jugore, të enjten, duke plagosur 11 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Fotot e publikuara në mediat sociale tregojnë vagonët e trenit të përmbysur, ndërsa pasagjerë shihen brenda dhe sipër tyre.

Autoritetet bënë të ditur se përpjekjet për nxjerrjen e pasagjerëve dhe menaxhimin e situatës janë ende në zhvillim.

Shkaqet e daljes së trenit nga shinat nuk janë bërë ende të ditura.