Engjëllusha bëhet nënë, kjo është domethënia e emrit të djalit të saj

Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur ajo e ka ndarë vetë me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka publikuar një fotografi të buqetave me lule dhe balonave të përgatitura për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Nga postimi është zbuluar edhe emri i djalit: Namer Riza.

“Mirë se erdhe Namer”, shkruhet në balonën e publikuar nga këngëtarja, ndërsa vetë Engjëllusha ka shtuar: “Më të lumtur se kurrë”.

Namer është një emër i rrallë, variant i emrit me prejardhje arabe Namir/Nimr, i cili lidhet me kuptimin “tigër” ose “leopard” dhe simbolizon forcën e guximin.

Engjëllusha e ka bërë publik kështu për herë të parë edhe emrin e të birit, duke nisur një kapitull krejt të ri në jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu