Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka zbuluar datën e publikimit të projektit të saj më të ri muzikor.
Përmes një postimi në Instagram, Istrefi ka bërë të ditur se kënga e re titullohet “Bad” dhe do të publikohet nesër.
“Bad” vjen si një tjetër projekt muzikor nga Era Istrefi, e cila vazhdon të jetë një prej emrave më të komentuar të muzikës shqiptare.
Fansat e saj tashmë mund ta presin publikimin e këngës nesër në orën 18:00.