Gjendet i vdekur një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 04:00, në Pejë, raporton Zeri.info.
“Pejë, 06.08.2026 - 04:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri