Pa furnizim të rregullt me ujë në një pjesë të Vushtrrisë, shkak defekti në rrjet

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, një zonë e Vushtrrisë do të mbetet pa furnizim me ujë.

Bëhet e ditur se ekipet përkatëse janë në terren duke punuar që të sanohet ky defekt dhe të rikthejnë furnizimin e rregullt me ujë.

“Njëkohësisht, duke qenë se punimet po zhvillohen në një segment të rrugës kryesore, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë mund të jetë i vështirësuar përkohësisht. Andaj, lusim qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftim. /Zëri