Protestë para Kuvendit për Ligjin e Shtetësisë dhe Nenin 155 të Kushtetutës
Lëvizja Revolta po mban protestë para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar, sipas saj, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Protestuesit kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas Ligjit për Shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimin e Nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Sipas organizatorëve, protesta nuk ka karakter partiak, por synon mbrojtjen e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së vendit.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen kërkesave të tyre.