Nesër mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, temperaturat deri në 38°C

Kosova nesër pritet të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.