Mot me diell, temperaturat deri në 37 gradë

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11° C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 37 gradë.

Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

IHMK-ja njofton se masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës. /Zëri