Haxhiu do t’i mbledhë nesër liderët e partive politike

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për ditën e premte një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.

Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës: përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri. /Zëri