A e dini pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe?

Një send krejt i zakonshëm mund ta ndryshojë mënyrën si e gjeni valixhen kurta hapni në destinacion.

Paketimi i valixhes nuk është gjithmonë aq i thjeshtë sa duket. Duam që rrobat të mbeten të pastra e të freskëta, shishet të mos derdhen dhe sendet e brishta të mos dëmtohen. Për këtë arsye, udhëtarët me përvojë përdorin disa truke të thjeshta dhe të lira. Njëri prej tyre është vendosja e një rrotulle letre higjienike në valixhe.

Gjatë udhëtimit, bagazhi ekspozohet ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë, qoftë në avion, autobus apo veturë. Letra higjienike mund të thithë një pjesë të lagështisë dhe të ndihmojë që rrobat të ruajnë freskinë, sidomos kur në valixhe ka peshqirë ose veshje që nuk janë tharë plotësisht.

Disa udhëtarë hedhin edhe disa pika vaji esencial, si livandë, limon ose mente, mbi pjesën e kartonit. Aroma çlirohet gradualisht dhe e mban valixhen me erë më të këndshme.