Dalin pamjet e reja: Kristian Prenga largohet mes lotësh pas humbjes nga Joshua

Kristian Prenga ishte shumë afër që të shkruante njërën prej befasisë më të mëdha në historinë e boksit, në përballjen e së shtunës mbrëma ndaj Anthony Joshuas.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, pritej lehtësisht të triumfonte ndaj Prengës në duelin e zhvilluar në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.Megjithatë, Prenga nuk e kishte lexuar një skenar të tillë. 35-vjeçari, i cili hyri në këtë sfidë me bilanc 20-1 dhe me të gjitha 20 fitoret e tij të arritura me nokaut, doli fuqishëm që në start dhe e befasoi kundërshtarin në raundin e parë.

Boksieri shqiptar regjistroi dy rrëzime ndaj rivalit të tij gjatë minutave të para, duke dominuar plotësisht zhvillimet në ring.

Një fitore surprizë dukej shumë pranë, por shpresat e Prengës për t’u larguar nga Arabia Saudite me triumfin më të madh të karrierës u shuan në raundin e dytë, kur Joshua e rrëzoi me një goditje të fuqishme me të djathtën.Prenga nuk arriti të rikuperohej në kohë dhe Joshua u shpall fitues i takimit. Pas meçit, Joshua e vlerësoi Prengën në intervistën e tij. Ai tha:

"Është djalë i fortë dhe mendoj se Eddie [Hearn] tani dëshiron ta nënshkruajë atë!"

"Ai do të bëjë shumë mirë dhe ka një të ardhme të ndritur. Ndoshta me pak më shumë përvojë, do të jetë aty me pjesën tjetër prej nesh."

"Ai është i fortë, i qëndrueshëm dhe më dha një test të mirë, por kështu veprojnë kampionët, ne ngrihemi. Rrëzohemi dhe ngrihemi përsëri. Kështu është jeta."

Ndërkohë, Prenga u pa tepër i mërzitur teksa po largohej nga arena. Janë publikuar pamje prekëse të 35-vjeçarit, i cili u pa me lot në sy teksa pozonte për fotografi pas humbjes së tij./Telegrafi