Rasti “Krivaqa”: Betejë juridike kundër dënimit kapital
Vendimi i Gjykatës Supreme i dhënë në shkurt të këtij viti ndaj Dardan Krivaqës, që e dënoi me burg të përjetshëm, mund të ndryshohet nga një kolegj tjetër i po kësaj gjykate.
Këto ditë, në Supreme u dorëzua një shkresë për shkelje të procedurave gjatë gjykimit të tij për vrasjen mizore të bashkëjetueses Marigona Osmani.
Se çka saktësisht shkroi në këtë dokument kundërshtues, Skender Musa, avokati i Krivaqës, i tha televizionit se nuk i lejohet të tregojë.
Por, avokatja Arbnora Shefkiu, që mbron Arbër Sejdiun, të dënuar me 15 vjet burg pasi i ndihmoi shokun në vrasje, konfirmoi që në Supreme është edhe një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.
Ajo tha se këtë e ka dorëzuar qysh në muajin maj të vitit të kaluar.
Avokatja tha se nuk e di pse kërkesa e saj nuk është trajtuar ende nga Supremja, ndonëse ka kaluar më shumë se 1 vit nga dorëzimi.
Këto raste, sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë, duhet trajtuar me shumë seriozitet.
E arsye pse nuk po bëhen të plotfuqishme vendimet e dhëna më burg të përjetshëm, thuhet se ka faj edhe Prokuroria.