Shkolla “Gjin Gazulli” lanëson projektin “Dëftesa Online”, falas për shkollat e Kosovë
Kujdestarët e klasave nuk do të kenë nevojë të plotësojnë dëftesat e nxënësve me dorë.
Notat e nxënësve për klasën e dhjetë, njëmbëdhjetë e dymbëdhjetë mund të plotësohen në formë digjitale.
Gjithë kjo falë projektit të nisur nga shkolla “Gjin Gazulli” në Prishtinë, e i cili është falas për të gjitha shkollat në vend.
Formati është i miratuar nga Ministria e Arsimit, dhe është i qasshëm për t’u përdorur nga të gjitha shkollat në Kosovë.
Që gjithçka të vinte në këtë pikë, për muaj të tërë u angazhua profesoresha e “Gjin Gazullit”,Valbona Dragusha.
“Kjo ka nis për shkollën tonë, shkollën “Gjin Gazulli” dhe ka përfunduar për të gjitha shkollat e Kosovës. E kam bërë një faqe ku vendoset emri i shkollës, vendi, kodi etj. Një faqe tjetër të dhënat e nxënësve e masandej i kam vendosur notat e klasës së dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë”, tha Dragusha.
Interesimi për të përdorur këtë projekt dita ditës është duke u rritur.
Sipas Dragushës, kjo do të ndihmojë të krijohen databaza të nxënësve.
“Është një punë e lehtë pasi një herë i shkruan të dhënat e nxënëseve dhe ato shërbejnë për tri vjet dhe njëkohësisht kjo është e mirë për shkollën që ruhen të dhënat edhe në të ardhmen kur nxënësi vjen e merr një dublikat dëftesë”, pohoi ajo.
Sipas drejtorit të shkollës “Gjin Gazulli”, Bujar Gjoci kjo është mirëpritur edhe nga mësimdhënësit tjerë të shkollës.
“Ky është një lloj mini-ditari elektronik, ku të dhënat nuk vendosen në dëftesë por në program, pra sikurse në ditar edhe bartën në mënyrë automatike nga programi në dëftesë, ku nxjerrët mesatarja nota të gjitha. Shumë lehtë është për më plotësu, pasi në dëftesë bartën në mënyrë automatike, thjeshtë veç ke më rëndit notat program dhe është shumë e lehtë për secilin. Në qoftë se ke harxhuar pesë minuta me plotësu një detsë më dore këtu i ke pesë minuta”, theskoi Gjoci.
Ky projekt është aktiv që nga muaji qershor për Arsimin Profesional dhe Arsimin Dual. Synimi është që së shpejti të lansohet edhe për gjimnazet.