Haxhiu cakton për më 6 gusht seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu, në një konferencë për media, tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe pas konsultimeve përkatëse.
“Ditë më parë një deklaratë për media, ushtruesja e detyrës së presidentes pati thënë se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë kohë të mjaftueshme për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.
Ajo mohoi të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes Kurtit e Lumir Abxhixhikut për formim të institucioneve, duke përfshirë çështjen e presidentit.
“Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që do ta bënim publike. Në takim ka qenë kryeministri Kurti dhe ministri i Financave z. Murati, dhe në anën tjetër zoti Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, ishte shprehur Haxhiu.