Vazhdon mbështetja me nga 150 euro për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës mujore prej 150 eurosh për mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.

Sipas njoftimit, kjo politikë synon të fuqizojë sektorin publik të shëndetësisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që zgjedhin të ushtrojnë profesionin vetëm në institucionet publike, transmeton Zeri.info.

“Edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor. Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik”, thuhet në njoftim.

Ministria ka falënderuar mjekët për kontributin e tyre, duke u uruar shëndet dhe suksese në punën e përditshme. /Zëri