Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e Shaban Hajdarit, që u gjet pa shenja jete në Kukës
Shaban Hajdari, zyrtar i Policisë së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë në Kukës ditë më parë.
Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së tashmë të ndjerit.
“Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e Sindikatës së PK-së. /Zëri