Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Vrellë të Istogut.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ndodhi rreth orës 18:50.
Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.