Aksidenti i rëndë në Shqipëri, shkon në dy numri i të vdekurve

Edhe një person tjetër ka humbur jetën pas aksidentit të rëndë, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Personi i dytë që ka vdekur është një shtetas egjiptian që ndodhej në kamionin, ku humbi jetën edhe drejtuesi i tij.

Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, drejtuesi i mjetit “Foristrade” që u përfshi në aksident.

Ngjarja ndodhi teksa kamioni i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.