Halil Thaçi i LVV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale këtë të mërkurë (15 korrik).
VOX Kosova ka siguruar pamje të tij duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Zyrtarisht ende nuk dihen detaje se cila është arsyeja e intervistimit të tij në organin më të lartë të akuzës në Kosovë.