Shtetasja e Shqipërisë sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj kosovar
Një shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj kosovar.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje (e martë) rreth orës 06:00 në autostradën Ferizaj – Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje viktima është sulmuar fizikisht.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt.
“Autostrada Ferizaj- Prishtinë 14.07.2026-05:40. Është raportuar se viktima femër, shtetase e Shqipërisë, pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri