Pas Mitrovicës, edhe Podujeva lejon shfrytëzimin e parkingjeve të disa shkollave
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është marrë vendimi për lejimin e shfrytëzimit të parkingjeve të disa shkollave nga qytetarët.
Sipas tij, kjo do të kontribuojë në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe krijimin e hapësirave shtesë për parkim.
Shkollat e përfshira janë: “Isa Boletini”, SHFMU “Enver Maloku”, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli”.
Kujtojmë se një vendim i njëjtë është marrë edhe nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. /Zëri