Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së anulon vizitën e planifikuar në Izrael

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Izrael, ndërsa dhuna përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimeve, Hegsethi pritej të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Israel Katz. Ky do të kishte qenë udhëtimi i tij i parë në vend si sekretar i mbrojtjes i SHBA-së.

CNN ishte ai që raportoi i pari për vizitën, tha se ajo u anulua këtë mëngjes edhe pse përgatitjet kishin filluar tashmë.