Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Sot raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar vizitë në vend.

Terrasi është deklaruar për takimet që ka pasur në Prishtinë, si atë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e Bedri Hamzën, më të cilët, ka njoftuar ai, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së.

“Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian’’, ka thënë ai.

Terrasi ka bërë thënë edhe se e ardhmja e Kosovës është në BE, porse, ka shtuar ai, anëtarësimi kërkon reforma.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim”, shkroi ai.