Sot, temperaturat deri në 28 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite, mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 25 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: