Publikohet videoja gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë një milion euro në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë një milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikimi i drogës.
Policia informon se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.