Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes, e ngushëllon talentin e Meksikës dhe ia jep fanellën

Jude Bellingham ishte një nga heronjtë e Anglisë në fitoren dramatike 3-2 ndaj Meksikës, por mesfushori i Real Madridit fitoi duartrokitje edhe për gjestin e tij jashtë fushës pas përfundimit të ndeshjes.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit në stadiumin "Azteca", kamerat kapën momentin kur Bellingham ngushëlloi talentin 17-vjeçar të Meksikës, Gilberto Mora, i cili ishte i dëshpëruar pas eliminimit të kombëtares së tij.

Të dy shkëmbyen disa fjalë, ndërsa më pas ylli anglez i dhuroi fanellën e tij Morës, në një gjest që u vlerësua gjerësisht nga tifozët.

Pas ndeshjes, Bellingham foli edhe për suksesin e Anglisë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren.

“Është aty lart. Mendoj se në karrierën time me Anglinë, ndoshta është ndeshja më e mirë që kam përjetuar”.

“Atmosfera, kundërshtari, paraqitja e ekipit, përpjekja e ekipit, bashkimi i ekipit. Nuk mund t’i vlerësoj mjaftueshëm të gjithë për atë që bënë sonte”.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij momenti. Jam shumë i lumtur që i kemi dhënë vendit tonë edhe një natë tjetër për ta kujtuar”, deklaroi Bellingham.

Mesfushori anglez shkroi histori edhe me dy golat e tij në "Azteca", duke u bërë futbollisti i parë që nga Diego Maradona që realizon dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës në stadiumin legjendar meksikan. /Telegrafi