Arrestohet në flagrancë një person, i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në flagrancë në Prishtinë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Duke u bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari është një 37-vjeçar me inicialet D.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Zëri